Haradinaj në Gjilan: Ngushëllon familjarët e personave që humben jetën në aksident

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e personave që humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm.

Haradinaj ka qenë i pranishëm në Gjilanë, ku ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe.

Ky është postimi i plotë:

Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe. RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme