Haradinaj nga Prekazi përmend si opsion edhe bashkimin me Shqipërinë

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 12:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me anëtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve Haradiaj para medieve tha se janë këtë për të nderuar komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij.

Haradinaj ka ripërsëritur deklaratën e tij se nëse Kosova bllokohet për integrim euro – atlantik opsioni mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari. Duhet të punojmë për integrim euro- atlantik, por nëse na mbajnë pengë atëherë duhet të kemi si opsionin bashkimin me Shqipërinë”, u shpreh Haradinaj.

Ai ka uruar gjithë qytetarët me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë.

Të ngjashme