Haradinaj priti kryesuesin e Misionit të OSBE- së në Kosovë, Jan Braathu

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Braathu për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja e ka dhënë për institucionet e Kosovës dhe se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Jan Braathu kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Në këtë takim janë shpalosur edhe prioritetet e misionit të OSBE-së për vitin e ardhshëm, duke u dakorduar nga të dyja palët për forcimin e partneritetit.

Nga ana e tij, Ambasadori Braathu e falënderoi Kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme, derisa ka siguruar se do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme