Haradinaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha, heronj me vlera të jashtëzakonshme

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 12:37 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te lapidari dhe varret e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në Gjilan, raporton Ekonomia Online.

Aty kryeministri takoi familjarë të këtyre heronjve dhe qytetarë të cilët iu bashkuan Haradinajt në homazhe.

Me ta bashkëbisedoi kogja gjatë rreth luftës dhe historisë së këtyre familjeve.

Me këtë rast, Haradinaj tha se të dy heronjtë kanë pasur vlera të jashtëzakonshme.

“Që të dy këta kanë pasë vlera të jashtëzakonshme, edhe kombëtare, edhe intelektuale. Nderim i përjetshëm për heronjtë dhe të gjithë të tjerë që janë të rënë në flakën e janarit”, tha Haradinaj.

Ai tha se rënia e këtyre heronjve, bën kthesën se shqiptarët e Kosovës do ta marrin përsipër çlirimin e vet.

“Arsyeja pse pata dëshire më i thënë dy fjalë është s kjo ngjarje në vete është e veçantë pasi pas përpjekjeve të gjata, kombëtare atdhetare, është përballja e parë me armë. Është rasti i patriotit Tahir Meha, një atdhetar që është sulmuar në shtëpi të vet. Kurse ky është rasti i parë kur dy luftëtarë bijnë në luftime. Si i këtillë  e çon një porosi dhe  bën kthesën se shqiptarët e Kosovës do ta marrin përsipër çlirimin e vet”, tha Haradinaj.

Ndërsa, sa i përket ndarjes së buxhetit për “Flakën e Janarit”, kryeministri është përgjigjur se ka buxhet edhe këtë vit për të për të gjitha komunat që paraqesin kërkesë.

“I ka. I ka pasë vitin që shkoi, do t’i ketë edhe këtë vit. Nëse ka mbërri ndonjë kërkesë prej komunës i ka”, ka thënë ai.

Kujtojmë se rënia Rexhep Malës e Nuhi Berishës u bë gjatë përleshjes me forcat policore serbe, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984.

Si studentë, me iniciativë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi.

Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative

Lexo më shumë:

Të ngjashme