Haradinaj: Sa më shumë dashuri dhe sa më shumë kushte për personat me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se 3 dhjetori që shënohet si Dita për Personat me Aftësi të Kufizuara, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Postimi i plotë:

Nuk është vetëm një ditë kur ne përkushtohemi për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.3 dhjetori, që shënohet si ditë e tyre, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë. Sa më shumë dashuri, sa më shumë kushte, sa më shumë mundësi, sa më pak paragjykime për ta.Heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë sa më të lumtur. Jemi gjithmonë me ju!

Të ngjashme