Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e profesorit Riza Smaka

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesorit Riza Smaka.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj.

“Ndajmë dhembjen me familjen Smaka dhe të gjithë ata që e njohën. U prehsh në paqe profesor!”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim Riza Smaka.

Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj.

Ndajmë dhembjen me familjen Smaka dhe të gjithë ata që e njohën.

U prehsh në paqe profesor!

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme