Haradinaj-Stublla: Kosova ka ndërtuar partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Márkusz László.

Me këtë rast, Ministrja Haradinaj Stublla tha se Republika e Kosovës ka ndërtuar ndër vite partneritet të qëndrueshëm me Hungarinë, si një nga shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e vendit tonë.

“Me mirënjohjën me të thellë për gjithë mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave, ritheksova nevojën për intensifikimin e përpjekjeve për përshpejtimin e këtij procesi”, tha shefja e diplomacisë së Republikës së Kosovës.

Me Ambasadorin László, në këtë takim, Ministrja Haradinaj Stublla, bisedoi edhe për koordinimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Të ngjashme