Haradinaj viziton familjarët që humbën të afërmit në Kroaci

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjarët të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre në aksidentin në Kroaci.

Kështu tregoi Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Vizita familjarëve që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik të 25 korrikut në Kroaci. Në Randobravë ndamë dhembjen me familjen Hoxha, në Krushë të Madhe me familjen Bellanica dhe në Malësi të Vogël me familjen Kastrati. Vështirë të gjenden fjalë ngushëlluese për këtë humbje të madhe. RH

Të ngjashme