Haradinaj vrapon sërish, veç sot merr pjesë në shtatë aktivitete

Prishtinë | 05 Tet 2018 | 10:57 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe sot ka qenë për ngutë. Ai është parë duke vrapuar pasi ka marrë pjesë në hapjen e shkollës së futbollit, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit veç sot gjatë ditës do të marrë pjesë në shtatë aktivitete: merr pjesë në rivarrimin e 157 dëshmorëve dhe heronjve në Marinë, Skenderaj; vizitë pune në Komunën e Suharekës; merr pjesë në përurimin e Shtigjeve të ecjes; merr pjesë në përurimin e përfundimit të rrugës në Shirokë “N25”.

Ai do të vizitojë gjithashtu Kompaninë “Frutex” me rastin e përurimit të linjës së eksportit dhe merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në rrugën Delloc-Shterpc.

Kryeministri i Kosovës u bë temë me një vrap të çuditshëm në sheshin e Prishtinës në janar të këtij viti.

Haradinaj ishte arsyetuar për këtë veprim duke thënë se ishte një takim me rëndësi që duhet të merrte pjesë dhe ishte vonë.

E këshilltarët e tij e kishin krahasuar me një vrapim të kapur nga kamerat të presidentit amerikan, Barack Obama.

Të ngjashme