“Hardh Fest” bashkon krerët shtetërorë, verërat e Rahovecit – krenaria e Kosovës

Rahovec | 16 Gus 2019 | 14:07 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Një gotë për mot”, është bërë  zyrtarisht hapja e festës së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”, raporton EkonomiaOnline.

Për të parë nga afër punën në vreshtat e këtushme, aty erdhën krerët shtetërorë të vendit, si dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Hapjen e bëri kryetari i Komunës, Smajl Latifaj, i cili u shpreh se falë punës së vreshtarëve, Rahoveci do të vendoset në hartën e destinacioneve më të rëndësishme turistike.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin të organizuar dhe kanë mbajtur gjallë organizimin e vjeljes së rrushit. Rahovecin do ta vendosim në hartën e destinacioneve më të rëndësishme turistike”, tha Latifaj.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e uroi Rahovecin për punën dhe suksesin e arritur gjatë viteve.

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Rahovecin, për Kosovën edhe më gjerë për rajonin, sepse vera e Rahovecit sot gjendet kudo në botë në rajon e ShBA, prandaj sot jemi së bashku për të ju uruar në këtë festë, një festë e rëndësishme për të uruar gjithë të mirat juve për punën e juaj që nuk kurseni asgjë ta zhvilloni vendin, ta rindërtoni atë dhe të keni sukses”, u shpreh Thaçi.

Një fjalë për rrushin e verën e Rahovecit, e pati edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta, i cili tha se popullata e këtushme Rahovecit meriton një mirënjohje të veçantë, pasi vera e Rahovecit është bërë e famshme më tregjet ndërkombëtare.

“Kam ngelur i impresionuar nga ky potencial i jashtëzakonshëm që ka Kosova dhe gjithë rajoni ynë. E di që kjo festë nuk është vet gëzim por edhe mirëqenie dhe begati për gjithë komunitetin këtu pasi vreshtaria është një ndër burimet kryesore të jetës dhe punës, sepse ne të gjithë duhet ti kushtojmë vëmendje mbështetjes së prodhimit vendor, prodhuesit e verës meritojnë një mirënjohje të jashtëzakonshme, për ne shqiptarët që duam rezultate të shpejta vera do shumë profesionalizëm dhe njohuri dhe të hysh në tregun ndërkombëtar të verës nuk është e lehtë. Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje të veçantë pasi vera e Rahovecit është bërë e famshme më tregjet ndërkombëtare”, tha Meta.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, tha se këto rezultate duhet t’i inkurajojnë institucionet e vendit me këto politika fiskale dhe përkrahje të prodhimit vendor.

“Është me rëndësi që të mbetemi të fokusuar tek politikat fiskale te përkrahja e fermerëve e vreshtarëve pasi që nëse mbesim më këtë fokusin atëherë do kemi rezultate, këto rezultate na inkurajojnë të vazhdojmë me këto politika fiskale dhe përkrahje të prodhimit vendor, jam i bindur që në Rahovec e gjejmë një model të njerëzve që punojmë në bazë të punës dhe institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen duhet të i përkrahin njerëzit në Rahovec”, tha Haradinaj.

Vreshtarët më të mirë në këtë festë, u zgjodhën: Enver Haxhimustafa, Samir Hoxha, Bilall Dërgutaj, Eshref Rama, Fitim Hamza, Ramadan Hajda.

Ndërsa verëtarët më të mirë ishin: Stone Castle, Podrumi i vjeter, Ntp Sefa, Kosova Wine.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor
Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 12 people, people smiling, people standing, sky, shoes and outdoor
Image may contain: 8 people, people smiling, people standing
Image may contain: 1 person, baby

Të ngjashme