Hartohet drafti i rregullores për organizimin e brendshëm të gjykatave themelore

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Gjykatat, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores Nr. 07/2021 për Strukturën e Brendshme Organizative në Gjykatat Themelore dhe degët e tyre, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e  kësaj  rregulloreje, shkruan EkonomiaOnline.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e draftit të kësaj rregulloreje.

Afati për konsultim publik është pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht deri me 21 dhjetor 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme