Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, interesohet për gjendje e kullave

Prekaz | 04 Qer 2020 | 13:31 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

Hoti nga Prekazi ka premtuar kujdes të veçantë për kompleksin si vend i shenjtë për gjeneratat e ardhshme.

“Sot në ditën e parë të punës bëmë nderime në këtë vend të shenjtë. i premtuam kujdesin e nevojshëm që siguruam ky vend i shenjtë”.

“Për të siguruar se ky vend të mbetet ku kryhen nderime të nevojshme dhe pjesë kombëtare për gjeneratën e ardhshme”.

“Besoj shumë shpejt punë ditësh ose javësh”.

Kryetari i komunës se Skenderajt, Bekim Jashari, tha e njoftoi kryeministrin Hoti për gjendjen e kullave.

“Falënderoj kryeministrin Hoti për vizitën i urojmë për Qeverinë e re. E njoftova për gjendjen e kullave uroj që Qeveria e re të kenë fat dhe t’i ece puna mbarë sepse vendi jonë ka shumë nevojë për shumë gjera”, tha ai.

Të ngjashme