Hoti në 18 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt: Drejtësia duhet të vendoset

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka përkujtuar në 18 vjetorin e vrasjes kolonel Tahir Zemajn bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Hoti shkruan se Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Mes tjerash Hoti ka kërkuar që të vihet drejtësia në vend dhe se ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Postimi i plotë i Hotit:

18 vjet më parë, u vra Kolonel Tahir Zemaj, bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera.

Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar.

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme