Hoti nga Reçaku: Kryesit e krimeve duhet të marrin dënimin e merituar

Reçak | 15 Jan 2021 | 09:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre, raporton Ekonomia Online.

Hoti ka thënë se këta trupa asnjëherë nuk do të prehen të qetë deri sa të dënohen ata që e kanë kryer këto krime.

Sipas tij, drejtësia ndonjëherë vonon, por do të vendoset.

“Sot në këtë ditë të veçantë bëmë nderimet në këtë vend të ku ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme. Fillimi i vitit është gjithmonë i dhimbshëm për plot familje”.

“…ngjarja që ka ndodhur këtu e ka senzibiluar botën për gjendjen terrorin e vrasjeve që ndodhnin në atë kohë në Kosovë”.

“Asnjëherë nuk do të prehen të qetë këta trupa derisa ata që kanë kryer këto vepra nuk e marrin vendimin e merituar”.

Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 44 shqiptarë të paarmatosur.

Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Ish- shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit.

Të ngjashme