Hoxhaj ka një propozim për ministrin Vitia rreth lokaleve të hotelerisë

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqës i Komitetit për Siguri kibernetike dhe privatësi (CSP), Mentor Hoxhaj i ka dhënë disa rekomandime se si duhet të sillen qytetarët pas lirimeve të masave. Ai ka dhënë disa propozime për lokalet hoteliere:

“Çdo vendim për lehtësimin e masave, përmban një doze te rrezikshmërisë. Dhe ky propozim mban ne vete një doze rrezikshmërie. Por kjo sado pak do largonte “tollovite” që vërehen para lokaleve, do vendoste një rregull dhe ofronte mundësi bizneseve dhe njerëzve te ndejën “normalitetit” pas muajsh karantine”, ka shkruar Hoxhaj.

1. Tavolinat duhet te jen se paku 2 m larg njëra tjetrës

2. Tavolina buzë trotuarit duhet te jetë se paku 1.5 m larg

3. Tavolinat buzë lokalit ngjitur, duhet te jen se paku 1 m larg

4. Jo më shumë se tre persona mund të shërbehen në një tavolinë (përveç ne rastet qe janë nga një familje 4 maks.)

5. Personat qe shërbehen duhet te jen brenda orarit te paraparë ne bazë te vendimit te bazuar ne numrin e letërnjoftimit, para dhe pas shërbimit duhet te mbajnë maskën

6. Brenda hapësirës ku shërbehet ne tavoline askush, përveç personelit nuk duhet te qëndroj apo pres ne këmbë

7. Personat qe shërbehen “take away” duhet te respektojnë distancën prej 1.5 m

8. Shërbimi ofrohet në gota dhe ene një përdorimesh

9. Personeli hoteliere pastron duar para dhe pas shërbimit, dhe mban maske gjate terë kohës se shërbimit

10. Tavolina dhe karriget dezinfektohen para dhe pas shërbimit

Propozimi është i hapur për rekomandime, qe mund ta bënin me miqësorë dhe “me te sigurt” sa i përket pandemisë COVID 19!

Të ngjashme