Hoxhaj: Sakrifica e familje Jashari projektoi të ardhmen për liri e pavarësi

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 10:37 | Nga Fitor Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj së bashku me anëtarë të tjerë të partisë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, raporton Ekonomia Online/

Ai ka thënë se sakrifica e familjes Jashari lindi shpresën dhe projektoj të ardhmen për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nderuam sakrificën dhe heroizmin e familjes Jashari, një sakrificë që lindi shpresën dhe projektoj të ardhmen, një të ardhme për Kosovën e lirë dhe të pavarur”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka thënë se në këtë përvjetor me mendje janë të ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Në këtë 13 vjetor jemi me mendje dhe me zemër tek kolegët tanë që po mbahen pa të drejtë në Hagë, të cilët po bëjnë një sakrificë për të treguar se historia nuk shkruhet”, tha Hoxhaj.

Të ngjashme