Ia keqpërdorin kartelën bankare, kryejnë blerje online në vlerë rreth 12 mijë euro

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqpërdorimit të kartelës bankare, ku një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë keqpërdorur kartelën bankare duke kryer blerje online në vlerë rreth 12 mijë euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kuvendi i Bujanit” në Prishtinë më 15 dhe 16 korrik 2021.

“Më 30.07.2021 viktima mashkull  kosovar ka raportuar se persona deri më tani të pa njohur i kanë keqpërdorur kartelën bankare duke kryer blerje online në vlerë rreth (12,000) dymbëdhjetë mijë €”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme