IHMK këshillon të shmanget dalja nga ora 10:00 deri në 17:00

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Temperatura të larta do të ketë sot gjatë gjithë ditës në gjithë territorin e Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka rekomanduar që të shmanget dalja në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në ora 17:00.

Sipas këtij instituti temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme