IKShPK-ja po vazhdon me testimet për Covid-19, qytetarët shprehen të kënaqur për procesin e shpejtë

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 14:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qindra qytetarë kanë kryer testimet të enjten në Institutin Kombëtar  të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për të mësuar a janë të prekur nga Covid-19. Qytetarët që janë testuar shprehen të kënaqur me shërbimet dhe kohën e shpejtë të kryerjes së testit, raporton Ekonomia Online.

Burim Binaku, i cili ka bërë testimin të enjten, ka thënë se është  shumë e qëlluar kjo metodë e testimit, pasi edhe mund të kryhet më shpejt.

Ai ka thënë se vetëm me anë të një vërtetimit që e ka tërhequr gjatë ditës së sotme menjëherë është thirrur për testim.

Binaku ka shtuar se nuk ka pritje për ta gjatë kohës së testimit.

IKShPK-ja çdo ditë po kryen testime për qytetarët deri në ora 14:00.

Të enjten sipas tyre deri në ora 11:00, janë testuar 257 qytetarë.

.

Të ngjashme