Imeraj: Fshehje dore vetëm ministrin Bytyqi nuk e karakterizon

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i Ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së ish kryetarit politik të Këshillit Shtetërorë të Cilësisë, Blerim Rexha, duke thënë se çdo veprim institucional i Ministrit të Arsimit Bytyqi, ka qene transparent dhe i ndare nga veprimet politike, shkruan EkonomiaOnline.

Shkrimi i plotë:

Fshehje dore vetëm ministrin Bytyqi nuk e karakterizon

Ish kryetari politik i Këshilli Shtetërorë të Cilësisë, Blerim Rexha, edhe njëherë qenka aktivizuar për të dhëne deklarata në funksion të zbatimit të agjendës politike.

Jo i nderuar! Çdo veprim institucional i Ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, ka qene dhe do të jetë transparent dhe i ndare nga veprimet politike.

Përkundrazi, ju si ish drejtues politik i Këshilli Shtetërorë të Cilësisë, kanë qenë veprimet politike me të cilat ju jeni identifikuar dhe për të cilat jeni angazhuar aq shumë, fatkeqësisht!

Të ngjashme