Inaugurohet objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Rahovec

Rahovec | 23 Qer 2017 | 16:18 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot ka inauguruar objektin e ri për Zyrën e punësimit në komunën e Rahovecit.

Me këtë rast ai tha se Rahoveci, që nga sot do të ofrojë shërbime më cilësore dhe më profesionale për qytetarët e kësaj treve.

Duke përgëzuar për punën e mirë që është kryer, ai tha se MPMS edhe më  tutje do të fokusojë vëmendjen me projekte tjera në komunën e Rahovecit  në të ardhmen.

Përveç shërbimeve administrative, këshillimeve, ndërmjetësimeve për punësim, kjo qendër do të ofrojë edhe trajnime të ndryshme për punëkërkuesit.

Zyra e Punësimit do të ketë një rol të ri në të ardhmen në ofrimin e shërbimeve dhe do të funksionojë brenda sistemit të integruar në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme