Informata shtesë nga policia: Viktimat janë 44-vjeçarë, nuk iu bënë ballë plagëve nga arma e zjarrit

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Nga shikimi i vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se tragjedia e sotme ka të bëjë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes.

“Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, ka konfirmuar policia për Express.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, përfundon policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme