Ish-ambasadori Delawie reagon për vizionin e Joe Biden për Kosovën

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar për dokumentin e kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden ku ka paraqitur vizitonin e tij për Kosovën dhe Shqipërinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Delawie ka shkruar se dokumenti i Bidenit është shumë i mirë për të rikthyer një politik të ekuilibruar në Kosovë, përcjell Gazeta Insajderi.

“Ky dokument politik ka një kuptim shumë të mirë. I gëzuar që shoh Joe Biden që rikthen një politik të ekuilibruar të Kosovës të bazuar në interesat e sigurisë kombëtare të ShBA-së në Ballkan”, ka shkruar Delawie.

Carpenter, ka publikuar deklaratën e fushatës zgjedhore të Bidenit për marrëdhëniet me Kosovën dhe Shqipërinë ku ka shkruar se “ky është vizioni i Joe Biden për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën”.

Në deklaratën e publikuar të shtunën, Joe Biden dhe kandidatja për nënpresidente, Kamala Harris, kanë pohuar se për administratën e tyre pavarësia e Kosovës do të jetë e pakthyeshme, Kosova do të ketë trajtim të barabartë në dialog me Serbinë, gjë që do të çojë në njohje reciproke, por gjithmonë duke ruajtur integritetin territorial të Kosovës.

Në këtë deklaratë Biden po ashtu ka treguar se e ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës.

Biden ka theksuar se nëse bëhet president, do ta ndalojë qasjen e pabalancuar të Presidentit aktual Donald Trump në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme