Ish-presidenti Sejdiu: Në një shtet demokratik duhet të pranohet identiteti i të gjithëve

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 14:47 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu tha se në një shtet demokratik të gjithëve duhet tu pranohet identiteti i tyre, raporton Ekonomia Online.

Sejdiu në kuvendin e dytë të përgjithshëm të Shoqatës “Kosova  për Sanxhakun”, shtoi se kjo organizatë ka ndikuar që të ruhet afërsia e tradita.

“Besoj se më e rëndësishmja për një shtet të demokratik është që njerëzit të njohin dhe të pranohet identiteti i secilit. Ngjarjet e viti 1999 kanë dokumentuar se ata njerëz nuk kanë humbur ndjenjat për njerëzit e një gjakut sepse ata flasin edhe për ato familje që kanë ofruar bukë”.

“Kjo organizatë me një qëllim të mirë dhe me një emër shukë të mirë si Sanxhaku për Kosovën. Gjithë ajo pjesë e aktiviteti është e orientuar në afrimin e qytetarëve dhe njerëzve  të një gjaku e një kulture. Ajo që është sot në Sanxhak është një pasqyrë reale e shqiptarëve. Në mënyrë të veçantë kam përcjellë diagramin e lëvizjes së shqiptarëve”.

“Është me rëndësi që të punohet pa të keq dhe një ndihmë të vazhdueshme në furnizimin normal me të dhënat e hershme dhe në komunikimin e ndërsjellë të qytetarëve dhe për te gjetur gjurmët e vetvetes”.

Kryetari i shoqatës, Ismet Hazizi, tha se çdo vit organizojnë vizita në vende të ndryshme me qëllim për ta avancuar kulturën dhe ruajtur marrëdhëniet nëpër trevat tjera.

“Ideja e nevoja e krijimit të një shoqate siç është kjo e jona u tregu që është e rëndësishme dhe që u morr me debate me të rinj e me aktivitete të ndryshme. Shoqata për çdo vit organizon vizita në memorialin Adem Jashari”.

“Shoqata me aktivitetin që ka realizuar deri më tani ka avancuar kulturën shqiptarë në trevat e Sanxhakut dhe ka shtuar marrëdhëniet me shqiptarët e trevave tjera”.

Jasmina Curriq, kryetare e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, tha se në Sanxhak janë autokton edhe shqiptarët edhe boshnjakët, raporton EO.

“Me ketë rast dua të ju përgëzoj për atë që po bëni për të avancuar jetën në Sanxhak e për të gjithë popullin që jeton aty. Shoqata ‘Kosova për Sanxhakun’ si një organizata për qëllimet qe i ka mbron dhe ka rëndësi mbrojtjen e të drejtave të boshnjakëve dhe mbrojtjen e pakicave dhe mbrojtjen e shqiptarëve”.

“Në Sanxhak janë autokton edhe shqiptarët edhe boshnjakët. Këshilli kombëtar nuk pranohet më këtë gjendje dhe nuk pranohet me spastrimin etnik të shqiptarëve dhe të boshnjakëve. Ne e kemi zyrtarizuar vendimin tonë për krijimin e statusit special për sanxhakun”.

Profesori Nexhmedin Spahiu tha se me e Sanxhakun ajo që na lidh është kultura dhe e kaluara.

“Ne me misionin e Sanxhakut  lidhemi emocionalisht dhe historikisht. Në Sanxhak me iniciativën e këshillit kombëtar të sanxhakut tash më vetëm janë vendosur emra me personalitet e shquara siç janë Ibrahim Rugova, Shaban Polluzha, Naim Frashëri por këta emra nuk i ka aprovuar komuna e Novi Pazarit. Sanxhaku duhet të jetë prezent në tekstet shkollore në emra të shesheve dhe këto janë punët që na presin në vijim”.

Të ngjashme