Istrefi: Kompanitë ndërtimore po dëmtojnë pronën e Telekomit

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i PTK-së, Bedri Istrefi, ka thënë se përshkak të punimeve ndërtimore që po bëjnë kompanitë, po shkaktojnë dëmtim të pronës së Telekomit.

Institucionet e pushtetit qendror dhe atij lokal, me rastin e dhënies së lejeve ndërtimore për kompanitë dhe personat fizik, Istrefi ka thënë se duhet të bëjnë konsultim paraprak edhe me Telekomin, rreth shtrirjes së rrjetit, sepse po vije deri te dëmtimi i pronës së Telekomit.

Istrefi ka thënë se Telekomi në rrjetin e vet po pëson dëme, gjatë ekzekutimit të punimeve me leje të marra nga komuna, për mungesë konsultimi paraprak rreth shtrirjes së rrjetit tonë.

“Me rastin e kryerjes së punimeve nga palët e treta, dëmet që po shkaktohen, po marrin kohë deri sa po riparohen, përkundër angazhimit tonë që sa më shpejt të sanohen. Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe kënaqshmëria e konsumatorit është në vend të parë. Ne mundemi sepse e duam punën tonë dhe për këtë në veçanti falënderoj punonjësit e Telekomit në terren të cilët në çdo situatë, në kohën më të shpejt merren me sanimin e dëmeve të shkaktuara nga mungesa e informacionit.

Dëmet e shkaktuara për mungesë shërbimi të Telekomit, do të kompensohen, andaj konsumatorë të nderuar, ju falënderojmë për besimin dhe durimin Tuaj!”, ka shkruar Istrefi në Facebook.

Të ngjashme