Isufi: FSK pritet të shkojë me mision në Poloni

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të dërgojë në Poloni një kontigjent me pjesëtarë të saj për një mision.

Ai në Info Magazine të Klan  Kosovës ka deklaruar se janë duke punuar për të shikuar pjesëmarrjen edhe në misione të tjera.

“Pas përmbylljes së misionit të parë jashtë vendit, paralelisht për një periudhë kohore jemi në proces të krijimit të relatave dhe marrëveshjes për dërgimin e kontigjentit të ri me ushtarë në misione jashtë vendit, në Poloni, në kuadër të komandës amerikane për Evropë. Por jemi në proces edhe të analizës dhe vlerësimit edhe për misone tjera jashtë vendit”, ka thënë Isufi, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme