Jahjaga dhe Abrashi u premtojnë kompensim të shpejtë grave të përdhunuara gjatë luftës

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 15:03 | Nga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, po vazhdon të jetë në skenë duke u marrë me veprimtari të ndryshme.

Ajo sot, bashkë me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vizituar Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas.

Me këtë rast, Jahjaga thotë se i kanë informuar përfaqësuesit e kësaj qendre për ecurinë e krijimit të komisionit verifikues për statusin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, “bisedë kjo që do ta zhvillojmë edhe nëpër qendra tjera që merren me të drejtat e grave”.

“Institucionet e vendit janë duke punuar me intensitet që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës shumë shpejtë të kompensohen financiarisht, siç ju takon me ligj, pa marrë parasysh paqartësive që mund të jenë krijuar pas miratimit të buxhetit për vitin 2017 në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Jahjaga me këtë rast.

Ajo u ka bërë thirrje grave që të kenë durim dhe të mos bien pre e organizatave që kanë për qëllim përfitime personale dhe të ndjekin vetëm rrugën institucionale gjatë këtij procesi.

Të ngjashme