Juristja e medieve: Personi që sulmoi gazetarin Valon Syla është dashur të dënohet me burg

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Juristja e medieve, Flutura Kusari ka thënë se dënimi prej 4500 euro për personin që kishte sulmuar gazetarin Valon Syla është i papranueshëm.

Ajo thotë se ky dënim inkurajon sulmin ndaj gazetarëve.

Kusari ka thënë se personi që sulmoi gazetarin Syla është dashur të dënohet me burg.

Postimi i plotë i saj:

Dënimi i sulmuesit të Valon Sylës me gjobë prej 4,500 euro është i papranueshëm dhe inkurajon rrahjen e gazetarëve.

Sulmi ndaj Valonit ishte sulm tejet i rëndë. Gjykata është dashur ta dënojë sulmuesin me burg dhe kështu të çonte mesazh tek të tjerët se rrahja e gazetarëve ka pasoja të rënda juridike.

Me këtë dënim, gjykata do të inkurajojë të gjithë ata që kanë mundësi të paguajnë disa mijëra euro gjobë që të vazhdojnë të rrahin gazetarët.

Kur bëhet fjalë për kërcënime të politikanëve, gjykatësit i dënojnë shumë më ashpër sulmuesit.

Shpresoj që prokuroria do ta apelojë këtë vendim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme