Kamberi, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 12:29 | Nga

Safet Kamberi do të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova vet Kamberi i cili ka thënë se ka marrë mbështetjen e degës në Mitrovicë deri sa përkrahjen nga qendra pritet ta marrë të shtunën kur LDK shënon 27-vjetorin e themelimit të në këtë qytet.

Në po të njëjtën ditë Kamberi edhe do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij.

Ai ka thënë se në Mitrovicë gara më e fortë do të jetë mes LDK-së dhe PDK-së e cila mund të garojë me ish kryetarin Avni Kastrati.

Kamberi ka shtuar se nga kryetari aktual Agim Bahtiri, i cili do të kandidojë për kryetar, nuk e ndjenë konkurrencën.

Safet Kamberi aktualisht është zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale ndërkaq deri para pak muajsh ka qenë nënkryetar i Mitrovicës deri sa AKR-ja po bashkë-qeveriste me LDK-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme