Kanos kunatën dhe fëmijët e saj në Mitrovicë

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi ka kanosur kunatën e tij dhe fëmijët e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:20, në Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari është me të meta mentale dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Psikiatrisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar me të meta mentale pasi që i njëjti ka shqetësuar dhe kanosur viktimën femër  kosovare (kunatën e tij) dhe fëmijët e saj. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Psikiatrisë dhe më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme