Kelmendi: Mjaft me diskriminim të arsimit dhe shëndetësisë

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka mbështetur kërkesat e punëtorëve të arsimit dhe shëndetësisë.

Përmes një reagimi, Kelmendi thotë se mjaft po diskriminohet arsimi dhe shëndetësia, duke e cilësuar grevën e paralajmëruar të mësimdhënësve si të drejtë dhe legjitime.

Ky është reagimi i Gëzim Kelmendit:

Mjaft me diskriminim të arsimit dhe shëndetësisë

Arsimi dhe shëndetësia meritojnë paga më të mira

Greva e paralajmëruar nga mësimdhënësit, është plotësisht e drejtë dhe legjitime.

Mësimdhënësit meritojnë trajtim të dinjitetshëm dhe paga më të mira.

Mësimdhënësit janë shtylla kryesore e shoqërisë.

Edhe mjekët të cilët ditë më parë kanë filluar grevën e tyre, kanë plotësisht të drejtë.

Pagat të cilat i marrin punëtorët shëndetësorë, nuk janë paga meritore.

Më shumë ngjajnë në asistencë sociale se sa në paga të mirëfillta.

Përgjegjësia dhe angazhimi i mjekëve dhe infermierëve është vërtetë i lartë.

Por, politika kosovare për këto 19 vite pas luftës e ka nënçmuar dhe përbuzur punën dhe angazhimin e punëtorëve shëndetësor.

Paga e një zv.ministri është 3 herë më e madhe se paga e mjekut dhe mësimdhënësit.

Ndërsa paga e ministrit, deputetit dhe e kryeministrit është 4 respektivisht 6 herë më e madhe se paga në arsim dhe shëndetësi.

Plus privilegjet tjera që gëzojnë pokitikanët si: meditjet, udhëtimet, ushqimin dhe pijet.

Kjo gjendje dhe kjo politikë është diskriminuese dhe nënçmuese për arsimin dhe shëndetësinë e Kosovës.

Unë si Kryetar i FJALËS dhe ne si Parti FJALA mbështesim fuqishëm grevën e punëtorëve shëndetësor dhe të mësimdhënësve.

Njëherit kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë të i plotësoj kërkesat e punëtorëve shëndetësor dhe punëtorëve të arsimit.

Gjithashtu kërkojmë që qeveria aktuale të ndaloj së diskriminuari punëtorët shëndetësor dhe punëtorët e arsimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme