Kërkohet angazhim institucional në turizëm e hoteleri – Sogojeva: Oda ndikoi në lirimin e masave

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 14:57 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një vjetorin e themelimit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), pas Kuvendit të punës, është mbajtur një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Hysen Sogojeva, kryetar i Odës tha se ka më shumë arsye që të ngritet zëri i kësaj Ode.

Tutje para të pranishmëve tha se falë themelimit të Odës është bërë edhe lirimi i masave anti-Covid.

“Oda ka shtrirje në shtatë regjione dhe kjo vlerë për institucionet, qysh tani iu them se kam të drejtë të flas më ashpër nëse nuk i përfillin kërkesat e bizneseve. Kam arsye sepse kam një grumbullim të madh në Odë”.

“Jam krenar që shumë kërkesa që i kemi bërë si Ode i kemi bindur ministritë që t’i lirojnë masat, dhe me sinqeritet po u them se mos të ishte e themeluar Oda, nuk kishim me ardh në situatë për lirimin e masave”.

“Rruga jonë është e pandalshme dhe krejt bizneset që janë të interesuar janë të mirëseardhura. Kemi kontribuar në përmirësimin e programit të bachellorit dhe masterit në drejtimin e hotelerisë, ku do të mundohemi ta shtrijmë në tërë institucionet tona”.

Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, kërkoi më shumë angazhim institucional në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.

“Turizmi është një lëmi që kemi bërë shumë pak. Në nivel qeveritar, largimi i barrierave dhe infrastruktura. Jemi vende të vogla por që kemi shume material, si shtete kemi çka të ofrojmë nëse bashkëpunojmë së bashku dy vendet”.

“Marrëveshja mes dy ministrive të dy shteteve në lëmine e turizmit, nënshkruam shumë marrëveshje siç është autostrada Prizren-Tetovë, dhe projekti i Sharrit për terren të skajimit”, tha ajo teksa shtoi se ambasada maqedonase do të jetë në krah të bizneseve.

Agron Bajraktari rektor i Universitetit të Ferizajt, kanë bërë involvimin e sektorit të hotelerisë në kurrikulat e tyre mësimore, raporton EO.

“Ndjehem mirë me suskesin që e keni arritur dhe ky sukses është falë anëtarëve të Odës. Duke ju pasur kryetar juve, kemi bërë rishikimin e kurrikulave për involvimin e hotelerisë në institucionin nga ku unë vij”, tha Bajraktari. 

Për fund u ndan edhe disa mirënjohje post-mortum dhe mirënjohje për investitorët e kontribuuesit në këtë Odë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme