Kërkohet që Shqipëria të hetojë vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 12:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shteti shqiptar duhet të marrë përgjegjësinë për të zbuluar se kush e ka vrarë kolonel Ahmet Krasniqin, tha Nexhmedin Haxhiu pas homazheve të arkivolit të Krasniqit i cili bashkë me Qazim Jakipin do të rivarrosen sot, raporton Ekonomia Online.

“Burimin familjar e ka nja një familje në shenjë respekti isha për homazh prej kolonel Krasniqi. Në tradita tonë edhe kombëtarë është që kur njeriun  e pranon brenda duhet së  paku me ia siguruar jetën. Shteti shqiptar është përgjegjës për me zbuluar se kush janë ata që e kanë vra Krasniqin”.

Xhafer Krasniqi, shok i kolonel Krasniqit tha se ai ka bërë vetëm vepra të mira për Kosovën.

“Jam shok i Ahmetit në shkollë kem qenë bashkë, është familje e mirë, është bujare gjithmonë kanë kontribuar. Duhet të zbulohet kush e ka vrarë Ahmetin, por shkon kohë”.

Humbja e Ahmet Krasniqit ka qenë humbje e madhe për Kosovën tha një tjetër shok i tij, raporton EO.

“Unë për këtë burrë kam ardhur nga Rugova kam një dhimbje atë ditë kur kam marrë vesh. Humbja e tij ka shkaktuar humbje të madhe edhe në Kosovë. Sot është ringjallë Kosova sepse janë kthyer eshtrat”.

Eshtrat e Kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit do të rivarrosen në varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Të ngjashme