“Kërkojmë përdhunuesit dhe bashkëpunëtorët e krimit”

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Aktivistë dhe aktviste të “MARShojmë S’festojmë” kanë nisur aksionin simbolik, pas publikimit të rastit të 16 vjeçares nga Drenasi, e cila fillimisht u ngacmua seksualisht nga mësimdhënësi më pas për’tu abuzuar nga zyrtari policor.

Aktivistët kanë vendosur fotografitë e tre personave të përfshirë në këtë rast nëpër vende publike – atë të mësuesit, Shkëlzen Xhekaj, të policit Vesel Veseli dhe të gjinekologut që kreu abortin e padëshiruar, Fehmi Ahmeti- mbi të cilat është shënuar “Kërkohet”.

“Kërkojmë përdhunuesit dhe bashkëpunëtorët e krimit”, thuhet në faqen zyrtare në Facebook të “MARShojmë S’festojmë”.

Aktivistë dhe aktviste të MARShojmë S’festojmë kanë nisur aksionin simbolik.KËRKOJMË PËRDHUNUESIT DHE BASHKËPUNËTORËT E KRIMIT!

Posted by MARShojmë S'festojmë on Thursday, February 7, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme