Kështu do të duket një patentë-shofer ndërkombëtar, Gecaj ua dorëzon qytetarëve

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 10:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri Bajram Gecja, tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët.

“Ne do të punojmë me ARC-në dhe me shtetet e tjera që ky patentë shofer të njihet ndërkombëtarisht. Jemi në kontakte me disa shtete, siç është Italia, Austria dhe Gjermania që në mënyrë bilaterale kjo njohje”.

Që nga 1 tetori Agjencia e Regjistrimit Civil ka filluar me aplikimin për patentë-shofer ndërkombëtar.

Aplikimi bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas  procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë-shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme