KGjK-ja liron nga pagesa viktimat e dhunës seksuale e personat me nevoja të veçanta, shqetësuese shtyrja e seancave

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 15:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK) ka marrë vendim që të lirojë nga pagesa viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës si dhe personat me nevoja të veçanta, raporton Ekonomia Online.

Makifete Salihuka, zv.kryesuese e KGjK-së tha se kanë marrë dy kërkesa që viktimat e dhunë seksuale gjatë luftës dhe personat me nevoja të veçanta të lirohen nga pagesat.

“Është bërë kërkesë që edhe kategoria e viktimave të dhunës seksuale të lirohen nga pagesat ndërkohë edhe HANDIKOS ka kërkuar që të lirohen nga pagesa, personat me nevoja të veçanta, neni 8.1 i shtohen këto dy kategori. Edhe këto kategori e personave duhet të paraqesin dëshmi për statusin e tyre”.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për shtyrjen e shpesh të seancave gjyqësore.

Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, tha se është shqetësuese shtyrja e seancave pa ndonjë arsyeje. Sipas tij, nga të dhënat e EULEX-it, trendi është në ulje, por shtoi se shtyrjet duhet të arsyetohen.

“Kjo është shumë shqetësuese sepse kemi shtyrje të seancave pa arsye. Nga statistikat që i kemi marrë nga EULEX-i trendi është në ulje, por është shqetësuese”.

Kurse Besnik Ramosaj, drejtori i zyrës së statistikave, rekomandoi që Këshilli të nxjerr këto raporte vet dhe jo t’i marrë ato nga EULEX-i apo dikush tjetër.

“Aktualisht 60% e lëndëve kryhen me 1 seancë, 30% pa seanca dhe 10% me dy seanca”.

Çoçaj kërkoi nga shoqëria civile që raportet që dalin lidhur me shtyrjen e seancave gjyqësore të diskutohen me KGjK-në fillimisht.

“Kjo çështje do të diskutohet edhe me kryetarët e gjykatave që sa më shumë të ulen shtyrja e seancave. Unë kam kërkuar nga shoqëria civile që raportet t’i diskutojnë me ne në mënyrë që raportet të dalin më të sakta”.

Po ashtu Këshilli morri vendim edhe për shpalljen e konkursit për shpalljen e tre pozitave për gjyqtarë në Gjykatën Supreme, ku njëra nga ato do të jetë për komunitetin serb. 

Çoçaj e konsideroi të arsyeshme shpalljen e pozitave në Gjykatën Supreme dhe një pozitë tjetër, raporton EO.

“Pika e dytë e rendit të ditës është Shqyrtimi i kërkesës se Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës për shpalljen e pozitave për gjyqtar të Gjykatës Supreme”.

“Kryetari i gjykatës ka kërkuar të shpallen dy pozita të lira për çështje civile dhe për një pozitë tjetër, në kemi kërkuar një analize nga zyra ligjore, dhe ata janë pajtuar për të shpallur këto 3 pozita”.

Ai gjatë kësaj mbledhje dënoi sulmin e djeshëm ndaj kreut të Gjykatës Themelore në Vushtrri Rifat Bllata, duke u bërë thirrje organeve kompetente të merren seriozisht me rastin.

“Dje kemi pas një rast që gjyqtari Rifat Bllata është sulmuar, publikisht e dënoj këtë sulm sulmi ndaj është lidhur me punën e tij, këto raste duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal. Ju bëjmë ftesë organeve kompetente që të ndërmarrin veprime”.

Të ngjashme