Klinika e Neurologjisë pa asnjë pacient me Covid-19

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se në këtë klinikë nuk ka asnjë pacient të infektuar me virusin Covid-19, duke shtuar se të gjithë pacientëve iu është bërë testi rapid.

“Për momentin në Klinikën e Neurologjisë nuk ka të infektuar me Covid-19. Të gjithë pacientet që janë të shtrirë në klinikën tonë janë duke u menaxhuar pa asnjë lloj problemi ose vështirësie. Ajo çfarë kemi bërë është kemi shtuar vigjilencën në kuptimin e monitorimit te pacientët me Covid-19 dhe gjithë pacientëve i është bërë testi rapid”, tha Shala.

Sipas tij, varianti “Delta” shfaqë simptoma të njëjta si Covid-19 por përcjellja dhe shpejtësia e infeksionit është më agresive.

“Varianti Delta është i njëjti me Sars-Cov2. Në kuptimin e potencialit dhe shpejtësisë së përcjelljes së infeksionit shfaqen tipare më agresive se virusi Covid-19 dhe në këtë aspekt prania e tij është edhe në Kosovë dhe ende nuk kemi pasur të sëmurë më këtë lloj varianti në neurologji ndonëse e kemi prezent në Kosovë”, th ai për EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme