Komuna e Gjakovës thotë se nënkryetari Fetahaj ka shkuar në Shqipëri me veturën personale dhe jo atë zyrtare

Prishtinë | 27 Gus 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjakovës, ka demantuar lajmin kinse nënkryetari i kësaj komune Flamur Fetahaj ka shkuar në Shqipëri me veturë zyrtare, e që sipas komunës ai ndodhet atje me veturën personale.

E për fotografinë e publikuar në reagim thuhet se është publikuar në muajin qershor nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, ishte në vizitë zyrtare në Shëngjin në Shqipëri, në pamundësi që Kryetari i Komunës, Ardian Gjini të jetë prezent në këtë ngjarje.

Postimi i plotë:

Informata shtesë dhe me fakte lidhur me lajmin e pavërtetë të publikuar sot në Tv Syri Vision!

Fotoja e publikuar në lajm është e shkrepur në muajin qershor kur Nënkryetari i Komunës, Flamur Fetahaj, ishte në vizitë zyrtare në Shëngjin në Shqipëri, në pamundësi që Kryetari i Komunës, Ardian Gjini të jetë prezent në këtë ngjarje!

Më poshtë gjeni foton e veturës zyrtare e cila mbrëmë ka qenë në Gjakovë dhe jo në Shqipëri!

Përndryshe, Nënkryetari Fetahaj vazhdon të jetë në pushime në Shëngjin me veturën e tij personale siç shihet edhe me fakte (përmes fotos).

No photo description available.

Të ngjashme