Komuna e Prishtinës prezanton gjetjet nga hulumtimet me teste serologjike

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 07:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe drejtori i Shëndetësisë, Bujar Gashi, sot do të dalin në konferencë për të prezantuar gjetjet nga hulumtimet e realizuara në lidhje me reroprevalencën e Covid-19.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se hulumtimi është i ndarë në dy pjesë dhe ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën te punonjësit shëndetësor dhe punonjësit e Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq hulumtimi i dytë, ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën te qytetarët e Prishtinës.

“Hulumtimi i parë është i ndarë në dy pjesë dhe ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek punonjësit shëndetësor dhe punëtorët e Komunës së Prishtinës. Ndërkaq hulumtimi i dytë ofron të dhëna në lidhje me seroprevalencën tek qytetarët e Prishtinës. Që të dy hulumtimet janë realizuar nga Komuna e Prishtinës, në vazhdën e përpjekjeve për të menaxhuar dhe për të ju përgjigjur nevojave të dala si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia me sëmundjen COVID-19”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme