Komuna e Prishtinës thotë se nuk mund të përballet me qentë endacak, kjo çështje të trajtohen në nivel kombëtarë

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka bërë një sqarim publik sa i përket qenve endacak.

Sipas tyre, çështja e qenve endacak duhet të trajtohet dhe zgjidhet në nivel kombëtar dhe në gjithë territorin e Kosovës, pasi që komunat nuk kanë mundësi që të përballen vetë me këtë sfidë, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim thuhet se Komuna e Prishtinës përmes operatorit ekonomik bën trajtimin e qenve në mënyrë humane siç është e përcaktuar me ligjin në fuqi.

Kujtojmë se kohët e fundit janë shtuar sulmet e qenve endacak ndaj qytetarëve të kryeqytetit, ku shumë prej viktimave ishin fëmijë.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Problemi me qente endacak mbetet shqetesues per Komunen e Prishtines, marre parasysh rrezikun e vazhdueshem qe iu kanoset qytetareve cdo dite.  Duke ditur faktin se keto kafshe migrojne, kufiri administrativ komunal eshte pengese per zgjidhjen e ketij problemi.

Çeshtja e qenve endacak duhet te trajtohet dhe zgjidhet ne nivel kombëtar dhe ne gjithë territorin e Kosoves edhe pse me kete legjislacion dhe me këto kapacitete buxhetore e njerezore, komunat nuk kane mundësi qe te përballen vetë me këtë sfide.

Të ngjashme