Konfiskohen dy armë në Mitrovicë dhe Vushtrri

Prishtinë | 08 Gus 2022 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të  fundit, njësitet policore në  Mitrovicën e Jugut dhe në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.

Sipas një njoftimi, një armë është konfiskuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”  ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacion ku kishte aheng familjar të konfiskohet një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek.

Ndërsa, siç bëhet e ditur në njoftim konfiskimi i një arme tjetër të llojit pistoletë është realizuar në  fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasi njësia policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtënat me ç’ rast ka identifikuar lokacionin, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar armën me tre fishek.

“Në cilësi  të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar  për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “përdorim i armës, “mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës”. 

Të ngjashme