Konjufca ngushëllon familjen Thaçi, për vdekjen e humoristit Rasim Thaçi – Cima

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Thaçi, për vdekjen e familjarit dhe artistit të njohur Rasim Thaçi – Cima.

“E nderuar familje Thaçi!

Sot e morëm lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, ikonës sonë të humorit, z. Rasim Thaçi – Cima.

Ai nuk u dorëzua, duke bërë që me humorin e tij të na lehtësojë sadopak ditët e vështira nëpër të cilat kaloi populli ynë.

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Kosovën.

Ai u nda nga kjo jetë, por e la pas vetes një karrierë të pasur në zhanrin e humorit.

Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me ju për ndarjen nga jeta të z. Rasim Thaçi – Cima.

I përhershëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Konjufca. 

Të ngjashme