Konjufca: S’ka paqe pa e pranuar krimin Serbia, dhe pa e pranuar Kosovën tonë

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 12:16 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë homazhe në Rezallë të Skenderajt ka thënë se nuk ka paqe derisa sa Serbia të pranojë krimet që ka bërë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Konjufca gjatë homazheve në përvjetorin e masakrës së Rezallës, tha se Serbia është mbushur me varre masive të shqiptarëve.

“Sot bashkë me Kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jashari jemi këtu në Rrezallë për të nderuar dhe për tu përkulur para sakrificës e rënies së 98 martirëve të Rrezallës. Është obligim i institucioneve shtetërore më e pakta çka mund të bëjmë ti kujtojmë e ti nderojmë të rënët sepse falë sakrificës e gjakut të derdhur të tyre liria jonë ka qenë e mundshme”, tha Konjufca.

“Natyrisht dhe luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, së bashku me bacën Shaban, Hamzë Jashari e luftën e lavdishme të Familjes Jashari e rënies së 2500 dëshmorëve të UÇK-së na u dha mundësia që t’i ndërtojmë institucionet në themelet e të cilave është sakrifica e popullit tonë”, u shpreh tutje ai.

“Mirëpo Serbia është ajo e cila është e mbushur me varreza të popullit shqiptar gjatë luftës të vitit 98-99, prej Batajnicës e deri në Kizhevak Serbia është e mbushur me varreza masive të cilat i fsheh e ky është krim i shumëfishtë. Pra janë masakrat që ka bërë gjatë luftës, rrëmbimi i trupave, fshehja e trupave dhe pastaj kërcënimi i atyre që tregojnë se ku janë ata trupa”, tha më tej kryekuvendari.

“Çka na mbetet të themi është se nuk mund të kemi paqe pa i pranuar Serbia këto krime, dhe pa e pranuar pavarësinë e Kosovës. Lavdi këtyre martirëve, lavdi këtyre dëshmorëve”, përfundoi ai.

Më 5 mars 1999  në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme