Krijohet rrjeti i të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Itali

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me shoqatën “Zëri i atdheut” nga Montebelluna, organizoi takimin me jurist shqiptar nga Italia në kuadër të projektit ”Rrjetëzimi i juristëve të diasporës”.

Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi dhe fuqizimi i rrjetit të rinjve dhe studentëve shqiptarë në Itali, i cili u krijua zyrtarisht në këtë takim.

Rrjetëzimi synon krijimin e urave te bashkëpunimit mes të rinjve dhe studentëve që veprojnë dhe studiojnë në diasporë, si dhe nxitjen e të rinjve për të ruajtur vlerat kulturore dhe për të promovuar ato të cilat do të shërbenin edhe në promovimin e Kosovës!

Ekipi përfaqësues nga MDIS, i përbërë nga shefi i kabinetit Burim Krasniqi dhe drejtorë e udhëheqës të departamenteve, po ashtu zhvilluan takime edhe me përfaqësues të shoqatave dhe mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Fotografia e Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike

Fotografia e Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme