Kryeministri Haradinaj uron besimtarët ortodoksë për Festën e Pashkëve

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 10:05 | Nga

Me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Sikurse çdo festë tjetër, edhe Pashkët Ortodokse janë moment i veçantë për të shprehur ndjenjën e solidaritetit, mirëkuptimit, respektit të ndërsjellë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, kulture dhe feje, tha Kryeministri Haradinaj.

“Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës, të së drejtës dhe na ofron mundësinë për të rritur unitetin dhe tolerancën ndërmjet njerëzve. Kosova ka qenë dhe do të mbetet vend i tolerancës fetare, si një vlerë unike e traditës tonë. Me shëndet Pashkët ortodokse!”, përfundon urimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme