Kryeprokurori Kadriu priti në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka pritur sot në takim udhëheqës nga Dogana dhe AVUK-u për regjionin e Gjilanit.

Ky takim kishte për qëllim bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të trajtimit të rasteve që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e kontrabandës me mallra.

Gjithashtu, u diskutua mundësia e trajtimit të mallrave me origjinë bimore, për shkak të dëmit material, për të cilat ekziston rreziku i prishjes.

Në fund të takimit, të pranishmit u shprehën të gatshëm për bashkëpunim dhe u pajtuan që takime të tilla të realizojnë edhe më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme