Kryetari Mustafa përkujton nënkryetarin e LDK-së, Fadil Ferati

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e 9 vjetorit të vdekjes së nënkryetarit të LDK-së, kryetarit të degës së LDK-së në Istog njëherësh kryetar i Komunës së Istogut Fadil Ferati, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa e ka përkujtuar atë dhe dërgon këtë komunikatë për medie.

Fadil Ferati ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, kishte vizion dhe ishte i përkushtuar për të ndërtuar Komunën e Istogut. Ai poashtu dha kontribut të veçantë për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës dhe ishte një prej shtyllave më të forta të LDK-së dhe Kosovës.

Në të gjitha zgjedhjet dëshmoi se ishte lidhur ngushtë me qytetarin e Istogut prandaj do të kujtohet si kryetari shumë vjeçar i Komunës së Istogut.

Me sjelljen shembullore, guximin, përkushtimin dhe punën e tij bëri që çdo qytetar ta respektojë dhe të ketë autoritet te çdo njëri prej tyre.

Fadil Ferati do të përkujtohet çdo herë nga çdo qytetar për virtytet e tij dhe gjeneratat do të mësojnë në histori për punën e madhe në lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë.

Poashtu, Fadil Ferati mbetet model i një lideri popullor dhe atdhetari të përkushtuar i cili nuk do të harrohet kurrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme