Kurban Bajrami festohet me lutje për paqe e tolerancë

Prishtinë | 01 Sht 2017 | 07:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë sot Kurban Bajramin, një nga dy festat më të mëdha fetare. Manifestimi kryesor është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, që ka nisur me faljen e namazit të Bajramit.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, në mesazhin e tij, tha se sot me tepër se kurrë bota ka nevoje për paqe dhe harmoni. Ai ka ftuar dhe drejtuesit e institucioneve të Kosovës që të punojnë më shumë për fuqizimin e shtetësisë.

“Nga ky vend i bekuar i ftoj të gjithë udhëheqësit tanë politike dhe qytetarët e Republikës se Kosovës që të punojnë dhe kontribuojnë edhe më shumë për ndërtimin dhe fuqizimin e mëtejmë të vendit tonë. Kontributi ynë për ndërtimin e një shteti funksional ku do të respektohet e drejta e çdo individi është amanet mbi amanetet dhe është detyrë e shenjtë”, tha Bajgora.

Në ligjëratën e tij, për fenë dhe festën e Kurban Bajramit, Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, tha se qytetarët në Kosovës në këtë ditë feste duhet të tregohen solidarë për familjet në nevojë.

“Ju sot përmes sakrificës tuaj që do të bëni, do të mundësoni që festën e Kurban Bajramit ta gëzojnë edhe jetimët, skamnorët njerëzit në nevojë, sepse vetëm kështu i shtohet kuptimi kësaj feste të shenjtë. Dobitë e fesë janë të panumëruara dhe njëra nga to është vlera e përmendjes së Zotit”, tha Çunaku.

Mesazhe urimi dërguan edhe qytetarët të cilët morën pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon dhe fundin e ritit të haxhillëkut i konsideruar si proces bindjeje, paqeje dhe sakrifice. Simbolikë tjetër e kësaj feste është therja e kubanëve dhe dhuratat ndaj të varfërve.

Të ngjashme