Kurti në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut: Gjykata Speciale e padrejtë dhe një etnike

Reçak | 15 Jan 2019 | 10:05 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një delegacion i  Lëvizjes Vetëvendosje, i prirë nga kryetari i kësaj partie Albin Kurti, kanë bërë homazhe në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, raporton Ekonomia Online.

I pari i VV-së Albin Kurti tha se masakra e Reçakut ka vetëdijesuar ndërkombëtarët për luftën e padrejtë që i është bërë Kosovës.

“Masakra e Reçakut i ka vetëdijesuar ndërkombëtarët për luftën e padrejtë që i është bërë Kosovës, mirëpo as gjykatat vendore e as ato ndërkombëtare nuk kanë arritur që të zbardhin drejtësinë për kriminelet e këtyre masakrave”, tha Kurti, raporton EO.

Ai ka folur edhe Gjykatën Speciale të cilën e ka quajtur të padrejtë dhe një etnike.

“Gjykata Speciale për Vetëvendosjen do të jetë gjithmonë e padrejtë dhe një etnike. Mirëpo ajo është votuar nga politikan injorantë. Në Kosovë do të duhej të kishte gjykata që dënojnë krimet në paqe siç është korrupsioni”, tha Kurti.

Në Reçak kanë bërë homazhe edhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate.

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë.

Të ngjashme