Osmani dhe Kurti pas homazheve te varri i Rugovës: Kujtojmë personalitetet kombëtare historike

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 08:49 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin kanë bërë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve, Osmani uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë të madhe.

“Filluam ceremoninë me ngritjen e flamurit shtetëror nga Ushtria jonë dhe tani po vazhdojmë me homazhe tek njerëzit që kanë dhënë gjithçka që ne sot ta gëzojmë lirinë e Pavarësinë. E nderuam njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e qytetarëve për liri dhe Pavarësi për njeriun që i hapi dyert e botës në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet kudo”.

Ndërkaq Kurti, kujtoi dëshmorët dhe martirët, falë të cilëve tha se e gëzojmë lirinë.

Kurti tha se kanë vendosur lule të freskëta te varri i presidentit të parë të Kosovës duke thënë se kujtojnë personalitetet kombëtare historike në këtë ditë.

“Sot kujtojmë personalitetet kombëtare historike që kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme andaj vendosëm lule të freskëta te presidenti i parë doktor Ibrahim Rugova që ishte edhe presidenti i parë në Kosovën e çliruar për të vazhduar në aktivitete të tjera.

I falënderojmë qytetarët që kanë kontribuar për këtë ditët dhe kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët ata të cilët nuk janë më e falë të cilëve e kemi lirinë”, tha ai.

Të ngjashme